Bulqizë/ Zyra Arsimore, vlerson me çertifikata mirënjohje mësuesit që kontribuan ndër vite

389

Zyra Arsimore Bulqizë ka vlerësuar me çertifikata mirënjohje disa prej mësuesëve që kanë kontribuar ndër vite në edukimin e brezit të ri në Bulqizë.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e shkollës 9 – vjeçare “Xhevdet Doda” në Bulqizë, merrnin pjesë përfaqësues të ZA dhe mësues.

Në fjalën e saj, drejtuesja e ZA Bulqizë, Bedrie Manjani vlersoi punën e mësuesëve të cilët morën çertifikata mirënjohje, në edukimin dhe formimin e brezit të ri.

Aktiviteti në fjalë ishte në kuadër të 7 marsit që është një ditë e shënuar për arsimin në Shqipëri.

/bulqizaime.al/