Bulqizë/ Zakon i vjetër, kampionat futbolli me afrimin e zgjedhjeve

280

Ditët e fundit në qendër të Bulqizës është vendosur një baner që lajmëron se do të zhvillohet një kampionat futbolli.

Si organizator të këtij kampionati janë Bashkia Bulqizë dhe nën kujdesin e veçantë të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu.

Është ku i fundit që si në zgjedhjet e 2013-s, por edhe në ato lokale të 2015-s futi standardin e të bërit të një kampionati futbolli në prag të zgjedhjeve.

Të njëjtën gjë ka vendosur ta bëj edhe këtë vit, ku nën kujdesin e tij të veçantë sërish do të kemi kampionat futbolli.

Sot sporti në zonën e Bulqizës është në gjendjen më të mjerueshme, pa terrene sportive dhe me një qytet që akoma nuk ka një ekip të denjë futbolli që ta përfaqësojë.

Do të ishte vërtet me vlerë nëse një kampionat i tillë do të zhvillohej çdo vit dhe jo në çdo dy vite, sa herë që kemi zgjedhje.

/bulqizaime.al/