Bulqizë/ Tragjike, vetëvritet e moshuara në kasollen e bagëtive

302

Një 70-vjeçare është gjendur e vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jete shtetasen L.M, rreth 70 vjeçe, nga fshati Çerenec i Epërm, Bulqizë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se: Viktima ishte vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga djali i saj.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor, bëhet me dije se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko- ligjor gjatë kqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/bulqizaime.al/