Bulqizë, nis procesi i vaksinimit të mësuesve

496
Procesi i vaksinimit të mësuesve kundër COVID-it, në shkollën “Xhevdet Doda”. Foto: Aishe Tufa / Bulqizaime.al

Ka nisur sot në Bulqizë procesi i vaksinimit të mësuesve kundër COVID-it. Fillimisht vaksinimi ka nisur për mësuesit e shkollës “Xhevdet Doda”, ndërsa pritet që në ditët në vijim procesi i vaksinimit të nis edhe në shkollat e tjera.

Vaksinat AstraZeneca mbërritën në Shqipëri pak ditë më parë. Duke filluar nga e hëna e kësaj jave, vaksinimi i mësuesve ka nisur në të gjithë Shqipërinë. Disa vende evropiane kanë pezulluar imunizimet me këtë vaksinë, pasi ka pasur raportime për mpiksje të gjakut në disa individë pas vaksinimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se, Agjencia Evropiane për Mjekësinë ka vendosur që përfitimet nga vaksina e AstraZeneca, tejkalojnë rrezikun dhe se deri tani asnjë nga vaksinat kundër COVID-it nuk ka shkaktuar vdekje.