Bulqizë/ Ndërtoi pa leje murin rrethues të tokës, pranga 66 – vjeçarit

335

Një 66 – vjeçar në Bulqizë është dërguar për ndjekje penale, pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar një mur rrethues pa leje.

Sipas policisë ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme, ku 66 – vjeçari P.SH, banues në Bulqizë, në tokën në pronësi të tij është konstatuar se po ndërtonte pa leje një mur rrethues.

Për 66 – vjeçarin P.SH, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

/bulqizaime.al/