BULQIZË/ Ja vendimi i radhës i Këshillit Bashkiak Bulqizë

439

Ditën e djeshme është zhvilluar jashtë radhe mbledhja e Këshillit Bashkiak të Bulqizës, për një ndryshim në buxhetin e vitit 2017.

Një mbledhje e tillë ishtë thirrur nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi.

Pika e parë kishte të bënte për një kalim të një fondi prej 150 milion lekësh të vjetra, i cili kishte të bënte me ndërmarrjen pyjore Bulqizë, që tashmë është në varësi të bashkisë.

Kompanitë Vodafone dhe Telekom Albania kanë qenë të detyruar të paguajnë taksën e truallit ndërmarrjes pyjore. Ky fond prej 150 milion lekësh të vjetra nga ana e bashkisë ishte planifikuar si shtesë fondi për kanalin vaditës në njësinë administrative Shupenzë.

Nënkryetari i bashkisë, Adhurim Lika fillimisht shpalosi objeksionet e tij për kalimin e këtij fondi, i cili ishte planifikuar për ndërtimin e plotë të kanalit vaditës në Shupenzë.

Fondi i dhënë nga Ministria e Bujqësisë prej 250 milion lekë të vjetra, thotë ai, nuk e mundëson ndërtimin e plotë të këtij kanali, pasi projekti për ndërtim e tij ishte planifikuar që në vitin 2011 dhe se me kalimin e këtij fondi për vitin 2017 që ministria e Bujqësisë ka akorduar, nuk e mundëson ndërtimin e kanalit, nëse nuk do të kalojë edhe fondi prej 150 milion lekë të vjetra që ka parashikuar bashkia, transmeton Bulqiza Tv.

Diskutimi rreth kësaj pike është kundërshtuar fort nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë, pasi sipas tyre fondi shtesë që ka akorduar bashkia Bulqizë nuk ka të bëjë me projektin e këtij kanali, pasi ky kanal thonë ata, është financuar nga Ministria e Bujqësisë.

Nje fakt i tillë sipas këshilltarëve është një shkelje dhe se fondi prej 150 milionë lekë të vjetra mendojmë se duhet të përdoret për mirëmbajtje rrugësh dhe ujësjellsa.
Në fund pas diskutimeve kryetari i grupit te majtë, Munir Sinani dhe kryetari i grupit të djathtë, Mentor Lala ranë dakord që një pjesë e këtij fondi të përdoret për rikonstruksionin e ambienteve të Këshillit Bashkiak, pasi janë jashtë çdo standarti, ndërsa pjesa tjetër e fondit që do të mbetet të përdoret për ndërtimin e kanalit vaditës në Shupenzë.