Bulqizë, dorëzohen pesë armë zjarri

386

Në të gjithë Shqipërinë ka filluar fushata për dorëzimin e armëve të zjarrit. Edhe në Bulqizë, sipas policisë ditën e djeshme janë dorëzuar pesë armë zjarri.

Të dhënat për qarkun Dibër:

Gjatë fundjavës janë dorëzuar 10 armë zjarri, 1 mortajë, 102 granata, 100 ndezësa detonator, 7 kallëpe tritoli, fitil zjarr përcjellës, 10 krehëra dhe 3269 fishekë, konkretisht:
Në Komisariatin e Policisë Dibër, 5 armë zjarri, fitil zjarr përcjellës, 7 kallëpe tritoli, 10 krehëra dhe 3243 fishekë.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë janë dorëzuar 3 armë zjarri.
Në Komisariatin e Policisë Mat 1 armë zjarri dhe 26 fishekë.
Në Stacionin e Policisë Klos 1 armë zjarri, 1 murtajë, 100 granata dhe 100 ndezësa.

/bulqizaime.al/