Bulqizë/ Besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit

457

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Në Bulqizë, besimtarët myslimanë për të kryer faljen e namazit të Bajramit, janë mbledhur përpara Xhamisë “Ebu Hanife”.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

/bulqizaime.al/