Bulqizë/ Asnjë incident gjatë fushatës zgjedhore (AUDIO)

620

Deri në këto momente s’është evidentuar asnjë problem apo ndonjë incident përgjatë fushatës elektorale në Bulqizë.

Një lajm i tillë bëhet me dije nga Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, Alush Tasha.

Tasha deklaroi se fushata zgjedhore në Bulqizë, deri në ditën e fundit të saj ka kaluar pa probleme, që sipas tij kjo edhe falë përgatitjes së duhur paraprake nga policia.

Sipas tij nga Policia e Bulqizës janë marrë masa edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 qershorit, si gjatë votimit, por edhe në administrimin e materialeve zgjedhore.

Më poshtë prononcimi audio:

/bulqizaime.al/