Bulqizë, asgjësohen 53 bimë narkotike Cannabis Sattiva (FOTO)

362
Foto nga Policia e Shtetit

Gjatë një operacioni për parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në njësinë administrative Shupenzë, janë asgjësuar 53 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Sipas policisë, mësohet se në vendin e quajtur “Ormani i Shupenzës”, (një tokë pa pronar) u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 53 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët ishin të kultivuara në tokë të hapur rishtas.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

/bulqizaime.al/