Bulqizë/ Arrestohet 15-vjeçari, grabiti një banesë

345

Një 15 – vjeçar nga Bulqiza është vënë në pranga për grabitjen e një banese.

Sipas policisë bëhet me dije se 15 – vjeçari H.C, banues në Bulqizë dyshohet se në lagjen “Qyteti i Ri” ka vjedhur disa mallra, në banesën e shtetasit M.S.

Për të riun janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

/bulqizaime.al/