Bulqizë, aktivizohen disa vatra të reja zjarri nëpër pyje

340

Janë shfaqur disa vatra të reja zjarri nëpër pyjet e Bulqizës.

Në kategorinë “TI RAPORTO” të ‘bulqizaime.al’ kanë mbërritur dy raste të zjarreve shfaqur në zonën e Bulqizës.

Vatra e parë raportohet për në Krastë, ku është aktivizuar prej orëve të para të kësaj të mërkure një vatër.

Në mesditë raportohet për një tjetër vatër zjarri në Tërnovë.

Pak ditë më parë u desh ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Malin e Derrit në njësinë administrative Fushë-Bulqizë.

Ndërsa këta dy vatra e bëjnë edhe më të rëndë situatën.