Bulqizë/ Aksident në zonën mineralmbajtëse D, plagoset 31-vjeçari (FOTO)

622

Rreth orës 15:40 të kësaj të hëne, një 31 – vjeçar është plagosur në zonën mineralmbajtëse D në Bulqizë. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në fushën ku grumbullohet minerali, në zonën D të minierës.

Kamioni i cili bën transportin e mineralit, gjatë shkarkimit, i është  shkëputur kriku që bën ngritjen e kazanit. Si pasojë minerali i ngarkuar ka rënë duke i  dëmtuar këmbën shtetasit Hekuran Alla, rreth 31 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

31- vjeçari Alla, pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

/bulqizaime.al/