Bulqiza humbet 0-6 kundër ekipit të Sopotit në Librazhd

666

Ekipi i Bulqizës ka humbur sërish me rezultatin 0 me 6 në ndeshjen përballë ekipit të Sopotit në Librazhd, sfidë ku u mbyll gjithçka me 4 gola që në pjesën e parë. “Ndeshje shumë e mirë nga ekipi sot në stadiumin tonë. Me 3 pikët e sotme mbajme vendin e parë në klasifikim dhe shpallemi kampione të dimrit”, thuhet në postimin e KF Sopotit në rrjetet sociale.

Në ndeshjet e tjera të grupit A në Kategorinë e Dytë, Veleçiku u ndal nga Iliria në një barazim pa gola, duke rrëshqitur pak në renditje. Vora mundi në transfertë Naftëtarin, si dhe Valbona fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Shënkollit. Ndërkohë, fitorja e Murlanit në transfertë ndaj Gramshit, i dha mundësinë që të shkëputet nga dy vendet e fundit në renditje.

Me këtë rezultat ekipi i Bulqizës renditet në vendin e tetë me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara në gjashtë ndeshje të luajtura. Në total, ekipi i Bulqizës ka fituar vetëm në dy ndeshje, ndërsa ka humbur në katër të tjera. Ndeshja e radhës në calendar do të jetë përballë ekipit të Valbonës, që aktualisht renditet në vendin e tretë të grupit A.