Blushi: Rama- Basha nuk e kërkojnë zgjidhjen për qytetarët, por për ambasadorët

264

Pas dështimit të dytë të negociatave mes Ramës dhe Bashës, kreu i LIBRA-s ka dhën një koment të ashpër në lidhje me bisedimet për zgjidhjen e krizë politike.

Sipas Blushit, palët janë ulur në tavolinë dhe kërkojnë zgjidhjen për “hatër” të ambasadorëve dhe jo qytetarëve të vendit.

Komenti i ashpër i Blushit erdhi pak momente pasi të dy, Rama dhe Basha, dolën nga Presidenca pa një marrëveshje politike dhe larg së qeni afër zgjidhjes.

“Këta kërkojnë zgjidhje për ambasadorët dhe jo për qytetarët. Ulen se ashtu u thonë ata. Pra edhe zgjidhja, nëse vjen nuk është për qytetarët, por për ata, ambasadorët”, tha Blushi në emisionin Të Paekspozuarit.

Kujtojmë se takimi i dytë mes Ramës dhe Bashës në Presidencë erdhi falë këmbënguljes ë ambasadorëve të huaj e sidomos të atij të SHBA-ve Donald Lu, si një përpjekje për të gjetur një zgjidhje e për ti dhënë fund krizës politike që ka kapluar vendin.