Bllokohet qarkullimi në rrugën e Arbrit, shkak përfundimi i punimeve në shtresat e asfaltit

447
Rruga e Arbrit. Foto: ARRSH

Rruga e Arbrit do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve, kjo për përfundimin e punimeve në shtresat e asfaltit.

Kompania Koncesionare “Gjoka” ka njoftuar qytetarët për mbylljen e segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te rrethrrotullimi i Klosit.

Mbyllja është e planifikuar për datat 20, 22, 23 prill – përkatësisht ditë e shtunë, e hënë dhe e martë – duke filluar nga ora 8:00 deri në 18:00.

Qytetarët informohen të përdorin rrugët alternative për të shmangur bllokimin: “Rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6) dhe Rruga e Fshatit Gurë i Bardhë, përmes Urës së Shkallës, që të çon te Rrethrrotullimi i Klosit.” thuhet në njoftimin e ARRSH.