Bllacë, banorët: Zjarri po rrezikon banesat

348

Zjarri që ka përfshirë pyjet e Bllacës po rrezikon banesat që ndodhen pranë.

Kjo bëhet e ditur nga banorët që kanë raportuar në redaksinë e “Bulqiza ime”. Ata bëjnë apel për ndihmë.

Foto e shkrepur mbrëmjen e sotme tregon flakët që kanë përfshirë zonën.

Gjithashtu situata paraqitet tejet problematike në fshatin Krajkë, ku flakët janë afruar pranë banesave.