ARRSH jep informacion mbi situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës

646
Bulqiza. Foto: Aishe Tufa

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në vend, pas reshjeve të dëborës dhe uljes së ndjeshme të temperaturave. Sipas të dhënave më të fundit, akset kryesore nacionale në vend janë të hapura dhe qarkullohet normalisht, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, kryesisht në akset rurale në veri, qendër dhe jug të vendit.

Sipas ARRSH në veri kalohen me zinxhirë në rrugët nacionale: Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht–Doganë, Ura e Çerenecit–Klenjë.

Në rajonin qendror, kalohen me zinxhirë në akset: Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

Ndërsa, në rajonin jugor, kalohen me zinxhirë në akset: Qafë Thanë-Dogana për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

“Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.” thuhet në njoftimin e ARRSH.