Një 36-vjeçar nga Kosova, identifikuar si Luan Hasi dhe me banim në Tiranë, u arrestua në qytetin e Klosit pasi u kap me një pako lënde narkotike të dyshuar si kokainë. Sipas informacioneve të Policisë, ai dyshohet se po priste për ta shitur lëndën një personi tjetër, por autoritetet nuk bëjnë me dije se kush do të ishte blerësi i mundshëm dhe as pse operacioni nuk u çua deri në fund me kapjen e tij.
Operacioni policor, i koduar “Pritja”, u zhvillua në zonën e Rrugës së Arbërit nga specialistët për hetimin e narkotikëve në Policinë e Dibrës, në bashkëpunim me Prokurorinë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet për të identifikuar dhe kapur blerësin e mundshëm vijojnë – thuhet në njoftimin e DVP Dibër.









