Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet S.R., banues në Bulqizë është arrestuar nga policia nën akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave.
“Mbi bazën e kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore se një person dyshohej se posedonte në banesë lëndë narkotike dhe e përgatiste në doza të vogla duke e shpërndarë në afërsi të shkollave në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij.” thuhet në njoftimin e DVP Dibër.
Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla, gati për shitje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.