Albi Nako dhe Klaudia Pepa thyejnë heshtjen: Ja e vërteta e “divorcit” tonë

261

Sot, në gazetën Bluetooth, është shkruar që marrëdhënia e çiftit të balerinëve Klaudia Pepa dhe Albi Nako është në krizë. Një lajm që ka habitur shumë publikun i cili ka ndjekur me simpati sukseset dhe marrëdhënien e tyre disavjeçare, por më shumë se të gjithë ka habitur vetë Albin dhe Klaudian.

Ata tregojnë për Class që sapo janë kthyer nga një udhëtim romantik, që për strategjitë e tyre të prezantimit në publik, nuk kanë vendosur ta ndajnë publikisht, siç bënin dikur. Klaudia është duke ndërtuar karrierën në një vend tjetër dhe për këtë arsye dhe profili i saj virtual është bërë shumë profesional.

Në të poston foto baleti, video nga shkolla e dancit që ka hapur në Itali dhe foto fashion, të gjitha për të krijuar një imazh publik profesional, pa detaje nga jeta në çift. Madje, pa detaje as nga jeta familjare.

Kjo është një zgjedhje për të cilën, ata kanë rënë dakord të dy, siç ndodh pak a shumë me gjithçka tjetër që ka të bëjë me hapat e jetës dhe karrierës. Albi, që nga fillimi, ka qenë menaxher i karrierës së Klaudias dhe vazhdon të luajë të njëjtin rol edhe sot. Ndërsa për sa i përket marrëdhënies në çift, ata janë befasuar nga kjo shaka pa kripë e medias, sepse gjithçka vazhdon normalisht.

Aktualisht, tregon çifti, janë duke projektuar për të pasur një shtëpi të tyren në Itali, sepse Klaudia po ndërton jetën atje dhe Albi udhëton shumë shpesh drejt Italisë dhe pse jo, për ta zgjeruar familjen e tyre me një fëmijë. Këto janë planet e zakonshme të një çifti të dashuruar, përfshirë dhe ata, të cilat nuk kanë ndier nevojën për t’i ndarë me publikun më parë, pikërisht sepse fokusi te karriera e Klaudias dhe Albit që e ndjek nga afër në çdo hap, i bën të tepërta këto informacione.

Megjithatë, ata kurrë nuk e kishin menduar që kjo zgjedhje për të mos u shfaqur aq shpesh sa dikur bashkë, do të intepretohej në media, me të cilat kanë pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte, si krizë.

Albi dhe Klaudia, edhe pse nuk i detyrohen askujt, konfirmojnë jo thjesht që nuk ka asnjë krizë, por dhe se martesa po kalon në një fazë edhe më të konsoliduar, me planet e reja. Ndoshta nuk do i shohim të gjitha të pasqyruara në Instagram, por duhet të mësohemi me idenë./revistaclass