Aksident i frikshëm në Bulqizë/ Makina hedh në ajër të riun me motor (VIDEO)

1022

Një aksident i rëndë është regjistruar në Bulqizë. Një i ri që po kryente një manovër me motor në mes të rrugës Bulqizë – Dibër është goditur nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në hyrje të Fushë – Bulqizës. Kamerat e sigurisë e regjistruan përplasjen e frikshme. Pas goditjes, makina e hedh në ajër të riun me motor dhe vetë përplaset fuqishëm me karburantin.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati viktima.