A do të jetë ky Samsung Galaxy Note 8?

443
Deri më tani, thashethemet thonë se Samsung Galaxy Note 8 do të ketë një 6.3-inç në AMOLED, dhe mund të fuqizohet nga procesori i fundit – Snapdragon 835, çipi i bërë nga Qualcomm, dhe disa modele të destinuara për tregje të caktuara mund të kenë Exynos 8895 procesorin e Samsung.

Skaneri i gishtave do të jetë në anën e pasme të telefonit në të djathtë të kamerës, ngjashëm me Galaxy S8.

“Lapsi digjital duket të ketë një fund të klikueshëm dhe gjithashtu duket të jetë bërë prej plastike. Unë kam qenë duke pritur ndoshta një material më premium dhe unë jam goxha i sigurt që ne do të shkojmë përtej 2000 + niveleve te presionit, ndoshta edhe në 4000, si norma të re të industrisë”.

“Kam vënë re një aspekt interesant, i cili është fakti se pjesa e sipërme dhe e poshtme e telefonit janë gjithashtu të lakuara pak “, raporton Concept-Phones.