VIDEO/ Intervistë me kryetarin e shoqatës “Bulqiza”

581

Me fillimin e vitit 2015 në Tiranë nisi veprimtarinë e saj “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza”. Një grup intelektualësh nismëtar u mblodhën me 7 janar 2015 dhe filluan punën përorganizimin e kësaj shoqate. Pjesmarrësit unjohën me qëllimet e shoqatës dhe projekt programin e projekt statutin.

Shoqata është një organizim jo qeveritar, e pavarur nga partitë e organizatat politike, me liri e autonomi të veprimtarive në përputhje me legjislacionin në fuqi e statutin e pranuar. Emri i plotë i shoqatës u pranua të jetë; “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza” dhe shkurtimi i emrit SHAKB.Kryetar i “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza” u zgjodh  z.Bashkim Lami.

Shoqata “Bulqiza”, iniciatore e krijimit të Unionit të Shoqatave Dibrane. Është planifikuar organizimi i  një reagimi të gjërë e gjithëpërfshirës,  fillimisht për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit” dhe më pas edhe për problemeve të tjera të mëdha për të cilat janë të i nteresuar dibranët që të futen në rrugën e zgjidhjes.

Për këto e shumë të tjera në lidhje me shoqatën “Bulqiza”, Z. Lami ishte i ftuar në emisionin JAM NGA BULQIZA.