T-Mobile së shpejti vjen me rrjetin 5G

209

T-Mobile ka njoftuar se është duke planifikuar të ndërtoj një rrjet të ri 5G në SHBA. Lajmi u bë i ditur nga CEO i kompanisë, John Legere, në një video të cilën mund ta shihni më poshtë.

Operatori mobil ka bërë të ditur se do të përdor spektrin e tyre prej 600 MHz për të sjellur 5G në Amerikë. Plani i kompanisë është që të bëjë të mundur këtë rrjet deri në 2020.

“5G do të jetë i shkëlqyeshëm, aq shumë sa që nuk mund të imagjinojmë të gjitha gjërat fantastike që do të sjell. Për këtë arsye, është e domosdoshme që rrjeti të vijë në të gjithë vendin,” ka deklaruar Legere.