Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Ilmi Hoxha u zgjodh kryetar i bashkisë Klos në vitin 2019-të. Hoxha ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit që prej vitit 1992 si drejtues në disa komisariate të vendit dhe detyra të tjera. Ky raport është prodhuar nga Bulqizaime.al pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të qarkut Dibër dhe familjarëve të tyre. Skeda e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryebashkiaku i Klosit, bashkëshortja dhe vajza e tij për vitin 2019. Hoxha nuk ka të publikuar deklarimin e pasurisë për vitin 2020 dhe 2021 apo të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me shpenzimet.
Pasuri të paluajtshme:
1) Pronar 100% të pasurisë së paluajtshme në Tiranë, apartament banimi me sipërfaqe 124 m2 në katin e tretë të një ndërtese 5 katëshe dhe garazh me sipërfaqe 25 m2 (kati parë), të ndërtuar në periudhën 2002-2012 me vlerë totale 2 800 000 Lekë. Burimi i të ardhurave për krijimin e pasurisë është nga kursimet familjare (1 100 000 Lekë), nga shitja e një banese në Burrel (1 200 000 Lekë), nga fondet si dhuratat të prindërve në vitin 2005 (cash 200 000 Lekë) dhe nga fondet si dhuratë të prindërve të bashkëshortes në vitin 2003 (cash 300 000 Lekë).
Likuiditete (depozita, cash, llogari rrjedhëse, debi-kredi, karta krediti/debiti) dhe të ardhura nga paga dhe shpërblimet:
1) Llogari bankare me gjendje 85 643 Lekë në datë 04.09.2019, me burim të ardhura nga paga;
2) Bashkëshortja, Znj. Fatbardha Hoxha, shtesë 54 122 Lekë në depozitën bankare si të ardhura nga interesat;
3) Bashkëshortja, Znj. Fatbardha Hoxha, gjendje të mjeteve monetare cash, 200 000 Lekë;
4) Bashkëshortja, Znj. Fatbardha Hoxha, llogari bankare me burim të ardhura nga paga si mësuese, me gjendje 65 000 Lekë në 04.09.2019;
5) Të ardhura në vlerën 938 188 Lekë nga puna si punonjës i Policisë së Shtetit dhe nga pagesa kalimtare për periudhën 01.01.2019 – 07.08.2019;
6) Bashkëshortja, Znj. Fatbardha Hoxha, të ardhura neto në vlerën 300 686 Lekë nga paga si mësuese për periudhën 01.01.2019-07.08.2019;
7) Vajza, Znj. Megi Hoxha, të ardhura në vlerën 841 Dollarë si kthim i taksave të të ardhurave të përfituara nga punësimi sezonal në SHBA, periudha Korrik –Shtator 2018;
8) Të ardhura në vlerën 227 430 Lekë nga puna si punonjës i Policisë së Shtetit për periudhën 07.08.2019 – 31.12.2019;
9) Të ardhura në vlerën 338 497 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Klos për periudhën 07.08.2019-31.12.2019.
10) Bashkëshortja, Znj. Fatbardha Hoxha, të ardhura neto në vlerën 258 145 Lekë nga paga për periudhën 07.08.2019 – 31.12.2019.
11) Bashkëshortja, Znj. Fatbardha Hoxha, shtesë 100 000 Lekë në gjendjen e mjeteve monetare cash. Gjendja në 31.12.2019 është 300 000 Lekë.
Automjete:
1) Pronar 100% të një autovetue të tipit “Meredes Benz 202”, me vit prodhimi 1999 të blerë në 11.09.2006 në shumën 420 000 Lekë me burim të ardhura familjare (kursime);
2) Vajza, Znj. Megi Hoxha, pronare 100% e autoveturës Peugeot, me vit prodhimi 1999 të blerë në vitin 2019 në shumën 100 000 Lekë, me të ardhura nga punësimi sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (kursimet).
LEXO – DEKLARATË E INTERESAVE PRIVATE PARA FILLIMIT TË DETYRËS
LEXO – DEKLARATË E PASURISË NË VITIN 2005
LEXO – DEKLARATË E PASURISË NË VITIN 2006