Shqipëria në heshtje zgjedhore, nesër ditë votimesh

488

Që prej ores 00:01 të kësaj të shtune në vend ka nisur zyrtarisht heshtja zgjedhore.  Sipas Kodit Zgjedhor saktësisht nenit 77 te tij, 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në këtë nen të Kodit Zgjedhor.

Në listën përfundimtare të zgjedhësve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, referuar regjistrit të Gjendjes Civile, të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Votues janë 51% meshkuj dhe 49% femra.

/bulqizaime.al/