Shpronësimet që preken nga ndërtimi i rrugës së Arbërit – rritet vlera e kompensimit për pronarët e pasurive të paluajtshme

3115
Segmenti rrugor nga qafa e Buallit deri në urën e Vashës, Klos - pjesë e rrugës së Arbërit. Foto: Bulqizaime.al

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se Këshilli i Ministrave, ka vendosur të bëhen disa ndryshime dhe shtesa lidhur me shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit të rrugës së Arbërit.

Vlera e mëparshme ishte prej “… 1 768 919 (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë) lekësh, ndërsa pas ndryshimeve të bëra, kjo vlerë do të zëvendësohet me 6 244 373 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.

Vlera shtesë e shpronësimit prej 4 475 454 (katër milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e katër) lekësh, do të përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

“Është ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti  Rrugor  Shqiptar,  Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër për zbatimin e këtij vendimi.” thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.