Sejko: Ekonomia në Shqipëri është në rritje

558

Rritja ekonomike e tremujorit të parë të vitit 2017 në Shqipëri ka rezultuar më e lartë se pritjet e Bankës së Shqipërisë, ndërsa inflacioni i muajit prill dhe maj ka qenë më i ulët.

Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se aktiviteti ekonomik ka ardhur në rritje në Shqipëri.

“Rritja ekonomike është mbështetur nga kushtet e favorshme të financimit në vend dhe nga përmirësimi i ambientit të huaj ekonomik. Zgjerimi i konsumit dhe i investimeve ka përfituar gjithashtu nga përmirësimi i vazhdueshëm i tregut të punës, nga forcimi i besimit, dhe nga rritja e investimeve të huaja direkte. Paralelisht me rritjen e kërkesës private, efekt pozitiv në gjallërimin e aktivitetit ekonomik vlerësohet të kenë dhënë edhe sektori publik dhe përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë”, theksoi Sejko.

Sipas tij, politika fiskale ka ndjekur një kurs konsolidues, e pasqyruar në një balancë buxhetore pozitive.