Rrëzohet me parashutë, humb jetën 27-vjeçari në Dibër

1545

E shikonte Dibrën nga ajri, por për Gëzim Elezin, 27 vjeç, hedhja me parashutë e kësaj të premteje ishte fatale. Ngjarja e rëndë ku 27 vjeçari humbi jetën, ka ndodhur rreth orës 16:00, ku i riu kishte shkuar në vendin e quajtur “Maja e Zimurit”, së bashku me familjarë dhe miq të tijë, për t’u hedhur me parashutë nga një lartësi afro 1800 metra.

Elezi pasi ka bërë rreth 10 minuta fluturim, dyshohet se ka hyrë në një zonë me turbulencë ere e cila i ka ngatërruar velën duke rënë në gjendje të lirë nga një lartësi e konsiderueshme, raporton ABC News. Ngjarja është parë nga kolegu i tij i cili është nisur i dyti. Parashutisti edhe pse u dërgua menjëherë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. 27 vjeçari punonte si mësues matematike në Peshkopi dhe ishte i licensuar në paragliding.

https://www.facebook.com/gezim.elezi.92/videos/10217122750753988/