Projektet kryesore të planifikuara në buxhetin e bashkisë Bulqizë për vitin 2023

143
Foto ilustruese
  1. Sistemim – asfaltim i rrugës në fshatin Bllacë, njësia administrative Shupenzë
    Vlera e investimit: 40,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 8,000,000 lekë për vitin 2023 si dhe 32,000,000 lekë për vitin 2024
  2. Sistemim – asfaltim i rrugës në fshatin Fushë-Bulqizë, njësia administrative Fushë-Bulqizë
    Vlera investimit: 20,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 4,000,000 në vitin 2023 si dhe 16,000,000 lekë në vitin 2024
  3. Sistemim – asfaltim i rrugëve hyrëse dhe dalëse me rrugën e Arbërit, si dhe realizimi i fazës së 2-të të punimeve për rrugën “Cane-qendër” njësia administrative Gjoricë
    Vlera e investimit: 90,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 18,000,000 lekë në vitin 2023 dhe 50,000,000 lekë në vitin 2024, gjithashtu 22,000,000 në vitin 2025
  4. Ndërtimi i kanalit ujitës dhe linjës së furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Kodra e Danit (Dushaj), njësia administrative Fushë-Bulqizë
    Vlera e investimit: 8,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij projekti është planifikuar të kryhet në vlerën 4,000,000 lekë në vitin 2023, ndërsa 4,000,000 lekë në vitin 2024
  5. Ndërtimi i trotuareve dhe shkallëve që të dërgojnë në Minierën e Bulqizës
    Vlera e investimit: 10,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 2,000,000 lekë në vitin 2023, si dhe 8,000,000 në vitin 2024
  6. Ndërtimi i fushave sportive në fshatin Ostren i Madh, njësia administrative Ostren
    Vlera e investimit: 10,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 2,000,000 lekë në vitin 2023, si dhe 8,000,000 lekë në vitin 2024
  7. Sistemim – asfaltim i rrugës në fshatin Krajkë e sipërme, njësia administrative Zerqan
    Vlera e investimit: 13,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 2,600,000 në vitin 2023, si dhe 10,400,000 lekë në vitin 2024
  8. Rikonstruksion i rrugës në fshatin Trebisht, njësia administrative Trebisht
    Vlera e investimit: 3,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 1,000,000 në vitin 2023, si dhe 2,000,000 lekë në vitin 2024
  9. Rikonstruksion i godinës së njësisë administrative Martanesh dhe Qendrës Kulturore
    Vlera e investimit: 10,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 2,000,000 në vitin 2023, si dhe 8,000,000 lekë në vitin 2024.
  10. Sistemim – asfaltim i rrugëve të lagjeve Keta, Tançe, Hoxha dhe rrugës kryesore të fshatit Vajkal, njësia administrative Bulqizë
    Vlera e investimit: 30,000,000 lekë me TVSH
    Financimi i këtij objekti është planifikuar të kryhet në vlerën 6,022,000 në vitin 2023, si dhe 23,978,000 lekë në vitin 2024

Në dëgjesat publike që janë detyrim ligjor para se të hartohet buxheti, nuk u bë publike thuajse asgjë nga Bashkia Bulqizë, përpos foto propagandistike të takimeve. Për këtë, kemi vendosur që hap pas hapi, të publikojmë pjesë nga buxheti i Bulqizës për vitin 2023.

Për këtë vit, që përkon edhe me një vit elektoral, buxheti i Bashkisë Bulqizë, planifikohet të jetë në total 763,930,000 lekë, ose për të qenë më të qartë afro 6.7 milionë euro. Në total, parashikohet që 88,700,000 lekë ose 15% të jenë të ardhurat e veta, ndërsa pjesa tjetër transferta nga qeveria.

Në vija të përgjithshme, Bashkia Bulqizë parashikon që ti shpenzojë si më poshtë:

  • Shpenzimet më të mëdha janë ato kapitale prej 42%
  • Shpenzime për pagat dhe sigurimet 36%
  • Shpenzime për mallra dhe shërbime prej 22%