Nisin praktikat profesionale në Institucionet Publike në Bulqizë

451

Prej ditës së hënë, disa prej studentëve nga Bulqiza që kanë mbaruar studimet, kanë nisur praktikat profesionale pranë Institucioneve Publike në Bulqizë.

Kjo është faza e parë dhe në këto praktika janë përfshirë afro 15 student nga Bulqiza. Sipas Zyrës së Punës në Bulqizë, bëhet me dije se studentët kanë nisur praktikat profesionale në degët si mësuesi, drejtësi, ekonomik, etj.

Bazuar në praktikën e vitit që shkoi, afro 70% e atyre studentëve që kishin mbaruar këtë praktikë profesionale, kanë gjetur punë pranë institucionit përkatës ku e kanë kryer atë.

/bulqizaime.al/