Mulliri i vjetër me ujë në fshatin Kovashicë të Shupenzës

1148
Hekuran Leka teksa punon në mulli për bluarjen e misrit. Foto: Sami Curri

Dikur pothuajse secili fshat në Bulqizë, kishte një mulli për bluarjen e misrit, thekrës dhe grurit. Por sot kanë mbetur shumë pak të tillë funksional në këtë zonë, sa mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Mulliri me ujë i familjes Leka në fshatin Kovashicë të Shupenzës, ka më shumë se 200 vjet dhe ende funksionin e kryen njëjtë, ndër të vetmit që i ka mbijetuar kohës në këtë zonë.

Hekuran Leka me 67 vite “në supe” këtë zanat e ka të trashëguar nga familja si brezi i tretë që e mban në punë këtë mulli. Traditën e vazhdon duke ja trashëguar edhe pasardhësve.