Lëvizjet në Policinë e Shtetit, shefat e shkarkuar dhe emëruar në Dibër

1258

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, lëvizje të shumta u kryen në instancat e Policisë së Shtetit, ku shumë shefa u shkarkuan për t’u riemëruar në poste të tjera.

Nëpërmjet një njoftimi Policia e Shtetit bën të ditur se këto ndryshime janë firmosur nga drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu dhe kjo për të dhënë impulse të reja në parandalimin dhe goditjen e krimit.

Komisar Gazmend Demrozi deri tani, Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Kryekomisar Aldi Mema, deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat.

Kryekomisar Henerigert Mitri, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier.

Njoftimi i plotë i policisë:  

Me qëllim dhënien e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim promovimin e punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e Shefave të Komisariateve në rrethe dhe konkretisht:

Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;

Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;

Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh;

Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef ë Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec;

Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;

Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;

Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;

Komisar Gazmend Demrozi deri tani  Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;

Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani  Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë;

Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet  Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar;

Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet  Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë;

Kryekomisar Elidon Çela deri tani  Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë;

Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.