KQZ nuk regjistron Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit

458
Mbështetësit e Partisë Demokratike gjatë një takimi elektoral në vitin 2022. Foto: PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos e regjistrojë Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Shkak për këtë vendim u bë mosplotësimi i dokumentacionit që iu kërkua Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, si ushtrues i detyrës së kryetarit të këtij subjekti politik.

Kriza e përfaqësimit të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, prej një viti ka shkaktuar situata të ndërlikuara dhe tashmë ka vënë në vështirësi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pak kohë para fushatës për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në mbledhjen e 9 marsit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, tha se bazuar në regjistrin e partive politike, kryetar i Partisë Demokratike njihet zyrtarisht Lulzim Basha, i cili edhe pse publikisht ka dhënë dorëheqjen që në mars të vitit 2021, këtë vendim nuk e ka pasuar me veprimet e duhura juridike në gjykatë. Për këtë arsye dokumentet që duhet të dorëzojë PD-ja për t’u regjistruar në zgjedhje duhet të kenë firmën e tij. Po,r pikërisht ajo që njihet si “deklarata solemne” që ka të bëjë me angazhimin kundër krimeve zgjedhore, nuk mban firmën e Lulzim Bashës, por të deleguarit prej tij në krye të partisë, Enkelejd Alibeaj.

Pas afatit që iu la nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ky dokument nuk u dorëzua.

“Në kushtet kur ‘deklarata solemne’ nuk është në rrethanat e duhura, vlerësoj se kërkesa e PD-së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Kjo vendimmarrje është tërësisht në vlerësim ligjor të fakteve dhe në interpretimin tim të bazuar në bazë ligjore. Nuk ka asnjë interpretim tjetër, KQZ vendos mospranimin e regjistrimit në zgjedhje, të PD-së”, tha Celibashi.

Nuk humb kohë! Indrit Sefa depoziton ankimimin në KAS

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar PD-në në zgjedhje, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka ankimuar vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Teksa dorëzoi ankimimin në KAS me plot 15 faqe, Sefa vendimin e Celibashit e konsideroi vendimmarrje politike dhe të pabazuar në ligj.

“PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj,” tha Sefa pas depozitimit të kërkesës së tij, duke kërkuar që të ndryshohet vendimi i sotëm i KQZ-së.