Konferenca/ Rruga e Arbërit dhe perspektiva e zhvillimit ekonomik të Dibrës

798
Punimet për ndërtimin e Urës së Vashës, Rruga e Arbërit, fshati Guri i Bardhë në Klos. Foto: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Një grup qytetarësh, me iniciativën e shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”, organizoi më 20 dhe 27 mars një ekskursion në Rrugën e Arbërit. Grupi prej 30 vetësh, i udhëhequr nga ing. Bashkim Lleshi, njëri nga anëtarët e grupit të studimit të zibilitetit si dhe aktivistë, më datë 20 mars ndoqën punimet te Ura e Vashës dhe tre tunelet pranë saj, si dhe rrugën që kalon nëpër Gjoricë, përfshirë edhe dy urat, atë mbi lumin Drin dhe Zalli i Bulqizës.

Ndërsa më 27 mars, megjithëse një ditë me shi, mbi 45 vetë u bashkuan për ekskursionin e dytë në Rrugën e Arbrit, në dalje të Tiranës deri te tuneli i Murrizit.
Qëllimi i ekskursioneve ishte vrojtimi i ecurisë së punimeve të Rrugës së Arbërit, pasi më 12 maj 2019, shoqata “Lidhja e Intelektualëve Dibranë” do të mbajë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë një konferencë me temë “Përmirësimi dhe ndërtimi i rrugëve
lidhëse me aksin kryesor të Rrugës së Arbërit për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit historik e malor në Qarkun e Dibrës”.

Konferenca do të fokusohet kryesisht në zhvillimin e degëve të ekonomisë, sidomos për zhvillimin e turizmit, bujqësisë e blegtorisë, të cilët nuk kanë pasur një zhvillim të qëndrueshëm për shkak të infrastrukturës rrugore. Në referatet që do të mbahen, do të përshkruhet gjendja e rrugëve të brendshme brenda njësive përkatëse administrative, përmirësimi dhe ndërtimi i tyre (aty ku nuk ka rrugë) për t’u lidhur me aksin kryesor të Rrugës së Arbrit, për t’i shërbyer në të ardhmen zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë duke përshkruar shkurt, pasuritë nën tokësore e mbitokësore, pasuritë minerale, ujore, pyjore, kullotat, tokat arë për prodhimet bujqësore e frutikulturën, dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit historik e malor, duke përshkruar shkurt vendet historike të zonës dhe gjeomonumentet, hidromonumentet, biomonumentet dhe bukuritë e tjera natyrore që i ka falur natyra këtyre zonave të begata.

Gjithashtu, konferenca do të qartësojë nevojën e shtrirjes së Rrugës së Arbërit në territorin e Maqedonisë së Veriut, nga Bllata në Dibër të Madhe, Mavrovë, Gostivar.
Kjo konferencë është e dyta e kësaj shoqate e këtij niveli. E para ishte 12 vite më parë, në maj 2007, ku përmes referateve nga specialistë, u argumentua në mënyrë shkencore zibiliteti plotësisht i justikuar i ndërtimit të kësaj rruge.