Ja sa projekte dhe investime ka bërë Bashkia Bulqizë në 2 vite

350

Tanimë qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë mundësi që të ndjekin të gjithë aktivitetin e njësive lokale, thjesht duke klikuar në webet e tyre.

Por në një kërkim të thjeshtë në webet e bashkive të vendit vëren se disa nga bashkitë nuk kanë fare webe, e disa të tjera nuk kanë updetuar pothuasje asnjëherë, e tillë është edhe Bashkia Bulqizë.

Në webin e saj zyrtarë http://bulqiza.gov.al/ vërehet se në kategorinë “Projekte e Investime” kjo bashki ka vetëm një projekt të realizuar gjatë 2 viteve të qeverisjes së saj.

Sigurisht për një Bashki do të ishte skandal nëse në dy vite punë realizon vetëm një projekt/investim, por ja që Bulqiza është shembulli tipik.//Gazeta Impakt