FOTO/ Tërmeti i fuqishëm ndjehet edhe në Bulqizë, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

439

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur gjithë Shqipërinë rreth orës 15:53 minuta, që është ndjerë edhe në Bulqizë.

Tërmeti është ndjerë gjithashtu edhe nga Puka, në Lezhë, Shëngjin, Durrës, Krujë, Tiranë, Elbasan dhe zonat përreth.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë të forta. Tërmeti ishte 5.2 ballësh i shkallës rihter thonë burimet zyrtare.

Epiqendra e tërmetit  mësohet se ka qenë në Kurbnesh të Mirditës.