Drama e vëllezërve të paralizuar në Bulqizë, duan veç një karrocë

1703
Xhonsina dhe Haki, përkatësisht 12 dhe 13 vjeç që vuajnë nga distrofia muskulare dhe ndodhen të shtruar në pediatrinë e Spitalit të Bulqizës. Foto: Fondacioni "Dritë"

Xhonsina dhe Haki, përkatësisht 12 dhe 13 vjeç janë vëllezër. Në pamundësi për të lëvizur, kanë kaluar vitet të shtrirë nga mungesa e një karroce për persona me aftësi ndryshe.

Rasti i dy jetimëve nga familja Manja në Ostren të Bulqizës, është bërë publike nga fondacioni “Dritë” me apelin që dy fëmijëve jetim, t’u mundësohet që të kenë karrocë lëvizëse për të sjellë gëzim në jetën e tyre.

Xhonsina dhe Haki, vuajnë nga distrofia muskulare dhe ndodhen të shtruar në pediatrinë e Spitalit të Bulqizës, ku për herë të parë provuan të lëvizin me karrocat e spitalit, gjë që ka sjellë lumturi të papërshkrueshme në fytyrat e tyre.

Familja Manja ka 6 fëmijë dhe ndodhen në kushte të mjerueshme ekonomike. Jetojnë vetëm me punën e nënës së tyre në bujqësi dhe në pamundësi për të blerë karrocat.

Kushdo mund ti bashkohet kësaj nisme të fondacioni “Dritë”, duke kontribuar në të dhënat bankare të mëposhtme:

Fondacioni Drite, BKT
IBAN AL: Al2320511650003683CLTJCLALLE
IBAN EUR: AL87AL20511650003683CLTJCFEURE
SWIFT CODE: NCBAALTXXXX