Dibër/ Qendër bixhozi në bodrum, prangoset 25-vjeçari

1409
Kompjutera për lojëra fati sekuestruar nga policia në Peshkopi. Foto: Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Policia e Dibrës ka sekuestruar 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme. Si pasojë e kësaj është vënë në pranga pronari i subjektit, shtetasi  A.T, 25  vjeç, banues në Peshkopi, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit shpërndarë për mediat.

Procedimi  filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marrë me qira nga shtetasi i lartpërmendur,  u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë. Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet hetimore do ti referon Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.