Dibër, policia dhunon gazetarin e News 24

1694
Gazetari Enver Doçi në spital. Foto: Mat Tv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër, ku gazetari i News 24, Enver Doçi është goditur nga forcat RENEA në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke xhiruar me telefon një operacion për arrestimin e disa personave në pedonale të qytetit. Një efektiv i RENEA-s e ka goditur me tytën e armës në këmbë dhe në krah duke i thyer edhe telefonin.

Doçi gjatë operacionit mbante bexhën e gazetarit, por pa mundur ti shpëtoj dhunës së policisë.

/bulqizaime.al/