Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

404

“Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 41-vjeçar në Bulqizë pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Arrestimi i tij u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja D.M, 41 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Ismail M.), se për motive të dobëta, në banesën e tyre ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj,” -shkruhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes. Arrestohet nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ismail M, 41 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja D.M, 41 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Ismail M.), se për motive të dobëta, në banesën e tyre ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a paragrafi 3 , i Kodit Penal.