Dhunimi i gazetarit Doçi në Peshkopi, reagon Policia e Shtetit

1089

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër, ku gazetari i News 24, Enver Doçi është goditur nga forcat RENEA në qendër të qytetit. Doçi ka qenë duke xhiruar me telefon një operacion për arrestimin e disa personave në pedonale të qytetit, teksa një efektiv i RENEA-s e ka goditur me tytën e armës në këmbë dhe në krah.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Shtetit, ku në një njoftim shpërndarë për mediat, bën me dije se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në një operacion me risk dhe janë treguar të pakujdesshëm, duke shtyrë gazetarin teksa po filmonte me celular.

“Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin”, shkruan policia në deklaratë.

Lidhur me ngjarjen ku u dhunua gazetari i News 24, Enver Doçi ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi, duke deklaruar se gazetari u dhunua teksa filmonte skenën që terrorizoi qindra qytetarë, gra e fëmijë.

Që prej mbrëmjes së të shtunës ku protestues të opozitës u përplasën me policinë në KZAZ-në numër 19, në Dibër kanë mbërritur një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

/bulqizaime.al/

Pamjet ku gazetari i News 24, Enver Doçi është goditur nga forcat RENEA në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Pamjet ku gazetari i News 24, Enver Doçi është goditur nga forcat RENEA në qendër të qytetit të Peshkopisë.Video është publikuar nga ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi.

Posted by Bulqiza ime on Saturday, June 29, 2019