Bulqizë/ Po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, aksidentohen rëndë dy djem

2629

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident pas mesnatës në Bulqizë. Sipas “News 24” të plagosur kanë mbetur dy djem të rinj që ishin duke u kthyer nga mbrëmja e maturës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur “ura e Vocit”.

Njëri prej të plagosurve, për shkak të gjendjes kritike është nisur me helikopter drejt Tiranës mëngjesin e së shtunës. Ndërkohë maturanti tjetër ka marrë dëmtime të shumta, por po mbahet në Spitalin e Peshkopisë.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, kjo edhe për faktin se djemtë mund të kishin konsumuar alkool.