Bulqizë/ Këshilli Bashkiak, mbështet kërkesën e banorëve të fshatit Dushaj, për sistemimin e rrugëve

511

Këshilli Bashkiak Bulqizë, në mbledhjen e radhës ka mbështetur peticionin e nënshkruar nga afro 200 banorë të fshatit Dushaj për sistemimin e rrugës. Peticioni është dorëzuar pak ditë më parë nga një përfaqësi e këtij fshati, pranë Bashkisë Bulqizë, për dijeni edhe të Këshillit Bashkiak.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, kryetari i Bashkisë Bulqizë është shprehur se është në dije të gjendjes së rënduar të rrugës, por që bashkia nuk ka fonde për të ndërhyrë. Ka qenë insistimi i disa prej këshilltarëve për të ndërhyrë në këtë rrugë, që e ka detyruar bashkinë të tërhiqet.

Bashkia Bulqizë, në këto kushte do të krijoj një zë më vete, nga fondi rezervë i sajë. Ky fond që do të akordohet për sistemimin e rrugëve në fshatrat e njësisë administrative Fushë – Bulqizë, pritet të kalojë në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

Banorët e fshatrave Dushaj, Kodra e Danit dhe Lepurakë, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë kanë protestuar disa herë për gjendjen e rënduar të rrugëve lidhëse të këtyre fshatrave. Por, që nga ana e Bashkisë Bulqizë, kishin rënë në një heshtje totale. Si hap i fundit ndërmarrë nga këta banorë ishte edhe peticioni, dorëzuar me afro 200 firma.

/bulqizaime.al/