Bulqiza humbet sërish 1-2 kundër ekipit të Veleçikut

531

Ekipi i Bulqizës ka humbur sërish me rezultatin 1 me 2 në ndeshjen përballë ekipit të Veleçikut. Kjo është java e tretë për sezonin 2022-2023 në Kategorinë e Dytë, ku ekipi i Bulqizës renditet në fund të tabelës me zero pikë.

Ajo që bëri zhurmë në ndeshjet e Grupit A në Kategorinë e Dytë, ishte fitorja me rezultatin 8-1 që Vora arriti përballë ekipit të Adës së Velipojës.

Një tjetër fitore mori dhe Naftëtari, duke mundur në shtëpi Sopotin, teksa Murlani u mposht nga Shënkolli 1-3. I vetmi barazim ishte ai mes Ilirisë edhe Valbonës, me rezultatin 1-1. Me këto rezultate, ekipi i Naftëtarit udhëheq renditjen me 9 pikë të grumbulluara, ndjekur me 7 pikë nga ekipi i Shënkollit dhe 7 pikë prej Veleçikut të Koplikut.