Bulqiza fiton me rezultatin 3-1 ndaj Murlanit duke marrë pikët e para të sezonit

599

Ekipi i Bulqizës ka fituar me rezultatin 3 me 1 në ndeshjen përballë ekipit të Murlanit, e vlefshme për javën e katërt të sezonit 2022-2023 në Kategorinë e Dytë. Kjo është fitorja e parë për Klubin e Futbollit Bulqiza, pas tre humbjesh radhazi.

Me tre pikët e marra në ndeshjen përballë Murlanit të Vaut të Dejës – ekipi i Bulqizës renditet në vend të tetë të tabelës. Ndeshja e radhës për Bulqizën do të jetë përballë ekipit të Shënkollit, që këtë sezon ka pasur një performancë të mirë duke u renditur në vendin e katërt.

Sa i përket ndeshjeve të tjera në Kategorinë e Dytë, Veleçiku ka mundur në transfertë me shifrat 1-4 Adën dhe e sheh veten tashmë në kuotën e 10 pikëve, 1 më shumë se Naftëtari i vendit të dytë i cili u mund në Tropojë nga Valbona me shifrat 2-0.

Ndalesë edhe për Vorën, që nuk i’a doli që të merrte më shumë se 1 pikë në barazimin 1-1 ndaj Sopotit edhe pse kaloi fillimisht në avantazh.