KONTAKT

KONTAKT

E-mail: bulqizaime.al@gmail.com

Telefon: +355 219 20 425

Adresa: Bulqizë, Lagjja e Re, Rr. “Këshilli i rrethit”, Pall. 65, Shk. 7, Ap. 34

Drejtues: Sami Curri

INFORMACION LIGJOR

Pronësia: Sami Curri

Numri i Identifikimit për Personin e Tatueshëm – NIPT: M16410401E – BI MEDIA

STAFI MBËSHTETËS

  • Kryeredaktor i përmbajtjes mediatike: Pozicion Vakant – përgjegjës për cilësinë dhe përmbajtjen editoriale.
  • Mirëmbajtja e kanaleve të komunikimit – IT: Ardit Dervishi – kujdeset për funksionimin teknik të faqes dhe kanaleve digjitale.
  • Kërkuese: Sonila Murataj – mbështet me kërkime dhe verifikim faktesh.
  • Gazetar bashkëpunëtor në terren: Mahir Jangulli – mbulon ngjarjet dhe raportimet lokale.
  • Operator dhe video-editor: Nevruz Mehmeti – prodhon dhe editon materialet audiovizuale.
  • Zyra e Financës: Olta Beqiri – administron financat dhe raportimin financiar.

MISIONI YNË

Misioni i Bulqizaime.al është të informojë me korrektësi, pavarësi dhe transparencë qytetarët e Dibrës dhe më gjerë, duke ofruar lajme të verifikuara, raportime nga terreni dhe analiza mbi zhvillimet që prekin jetën e përditshme të komunitetit.

Ne synojmë të forcojmë besimin te media lokale, të nxisim pjesëmarrjen qytetare dhe të kontribuojmë në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të rajonit. Synojmë të zhvillojmë gazetari hulumtuese, bazuar në fakte dhe me interes publik, që ndihmon qytetarët të jenë më të informuar dhe institucionet të mbahen përgjegjëse. Kjo duke hedhur dritë mbi korrupsionin, keqpërdorimin e fondeve publike, shkeljet e ligjit dhe abuzimet me pushtetin.

TË DREJTAT E AUTORIT

Të gjitha materialet e publikuara në Bulqizaime.al janë pronë e BI Media, përveç rasteve kur citohet burimi tjetër. Riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i përmbajtjes lejohet vetëm me citim të qartë të burimit. Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë faqe i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorëve me të cilët ne bashkëpunojmë.

ANKESA DHE KORRIGJIME

Bulqizaime.al (BI MEDIA) është e hapur për t’u angazhuar me audiencën dhe për t’u marrë me ankesat legjitime. Në faqen tonë në internet www.bulqizaime.al nuk lejojmë komentet nga përdoruesit. Për çdo koment që bie në kundërshtim me parimet etike, morale dhe ligjore në kanalet tona në rrjetet sociale, na kontaktoni.

  • Përpara se të depozitoni një ankesë apo kërkesë për korrigjim lexoni rregulloren tonë, me detyrimet e të dyja palëve [kliko më poshtë].

RREGULLORE PËR ANKESAT DHE KËRKESAT PËR KORRIGJIME

  • Formulari i ankesës mund të shkarkohet më poshtë dhe duhet të paraqitet në adresën e postës elektronike: bulqizaime.al@gmail.com