Rama prezanton Xhafajn si ministër i Brendshëm

267

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Ministrinë e Brendshme, kreun e saj të ri Fatmir Xhafa. Në një fjalim të mbajtur para punonjësve të kësaj ministrie dhe Policisë së Shtetit, Rama theksoi se “ajo që ka qënë deviza e ministrit Tahiri, mbetet deviza e ministrit Xhafaj: lufta kundër korrupsionit, që nis së pari nga vetja.

Zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi filllon që nga Policia e Shtetit. Ndëshkimi penal apo policor ndaj 25% të trupës policore është një shembull që duhet të vazhdojë. Nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit për punonjës që shkelin ligjin, që abuzojnë me uniformën e Policisë së Shtetit, që ndërveprojnë me ata që ka detyrë t’i luftojë, arrestojë dhe çojë përpara organeve të drejtësisë. Në këtë aspekt ka një bazë shumë solide por edhe shumë për të bërë. “