Përse mbretëresha Elisabet feston dy herë ditëlindjen

293

E lindur më 21 prill 1926, Elizabeth Alexandra Mary, mbretëresha aktuale e Anglisë është një ndër personazhet më të dashur dhe karizmatikë për publikun.

Ajo u bë mbretëreshë në moshën 25-vjeçare dhe ka qëndruar në fron për më shumë se 66 vjet, duke shënuar edhe sundimin më të gjatë të Mbretërisë së Bashkuar.

Protokolli kërkon që në nder të datëlindjes së saj të ketë 41 gjuajtje gjyleje në Hyde Park, pasuar nga 62 të tjera në Kullën e Londrës.

Më pas mbretëresha do të kalojë ditën në kështjellën Windsor me familjarët e saj. Por ajo që e bën të veçantë këtë festë është se mbretëresha feston dy herë në vit datëlindjen.

Kjo traditë mbretërore u vendos nga mbreti Xhorxh i parë, i cili i lindur në nëntor dëshironte të festonte datëlindjen në kohë me diell, transmeton Living.

Për këtë arsye, që nga ajo kohë e deri më sot të gjithë mbretërit anglezë festojnë një datëlindje të dytë të shtunën e dytë të muajit qershor.

Festa paraprihet nga Tropping the Color, një ceremoni e bukur përshëndetëse në rrugët e Londrës.